` . Majami tërheq fanellën e Shekill Onillit - TV SHENJA

Majami tërheq fanellën e Shekill Onillit

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Los Anxhelles Lejkers, Majami ka tërhequr fanellën me numër 32 që ka mbajtur legjenda Shekill Onill.

Edhe pse luajti vetëm 4 vite në Majami, Shekill mbeti në historinë e këtij klubi, përderisa mbrëmë para fillimit të takimit ndaj Lejkersave në një ceremoni të organizuar nxjorrën në “penzion” fanellën e tij me numër 32.

Ndërkohë Lejkersat në Los Anxhelles me statu do të respektojnë legjendën Onill për 8 vitet e kaluar në fanellën e verdhë. Kujtojmë dueli i mbrëmshëm i takoi Majamit me rezultat 115:107, ndërsa Vinslou dhe Vajtsajd shënuan nga 23 pikë secili.

Në dy ndeshjet tjera interesante natës, Indijana u mposht nga Bostoni me shifrat 102:109, ndërsa Golden Stejti fitoi ndaj Borklinit me rezultat 101:117.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme