` . Magnus Carlsen hyn në historinë e shahut, 111 përballje pa disfatë - TV-SHENJA

Magnus Carlsen hyn në historinë e shahut, 111 përballje pa disfatë

Mjeshtri i Madh norvegjez i shahut, Magnus Carlsen, njëherësh kampion aktual i botës, ka thyer rekordin botëror duke zhvilluar 111 ndeshje radhazi pa humbje në formatin klasik, transmeton AA.

Këtë rekord 29-vjeçari Carlsen e arriti pasi në raundin e katërt të Turneut Tata Steel që po mbahet në Wijk aan Zee të Holandës luajti baras kundër Mjeshtrit të Madh holandez Jorden van Foreest.

Sipas një deklarate të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, rekordin me 110 ndeshje pa disfatë nga viti 2005 e mbante shahisti rus Sergei Tiviakov.