` . Mafia e Torontos në Kanada merr një nga goditjet më të rënda në histori - TV-SHENJA

Mafia e Torontos në Kanada merr një nga goditjet më të rënda në histori

Policia në Ontario të Kanadasë ka arrestuar disa anëtarë të mafies vendase, duke i dhënë një nga goditjet më të rënda në historinë e provincës.

Pas 18 muajsh hetimesh për veprimtari të paligjshme bixhozi, policia kanadeze arrestoi shefin e familjes kriminale Figliomeni, një nga degët më të rëndësishme të Ndrangetas në Ontario.
Veç shefit mafioz, 27 anëtarë të tjerë të familjes u arrestuan dhe u sekuestruan prona e pasuri që arrinin deri në 35 milionë dollarë.

Policia i nisi hetimet pasi vuri re një rritje të krimeve të dhunshme në zonë, në vitin 2017, që nga tentativat për vrasje, të shtëna që nga makina drejt dyqaneve të kërcënuara, zjarrvënie të qëllimshme, etj.

Kjo është vetëm një nga familjet mafioze që veprojnë në Ontario, përcjell tch.

Ndër familjet e tjera të rëndësishme janë Musitanot dhe Papaliat, por në total mendohet se janë më shumë se shtatë që vazhdojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në bashkëpunim me Ndrangetan prej dekadash.

Kjo është goditja më e rëndë që kanë marrë në histori nga policia vendase.