` . Macron takohet me kryeministrin e dorëhequr të Libanit – TV-SHENJA

Macron takohet me kryeministrin e dorëhequr të Libanit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është takuar me kryeministrin e dorëhequr të Libanit, Saad Haririn, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i mbajtur në rezidencën Elysee është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat.

Pas takimit Macron-Hariri në rezidencën Elysee ka mbërritur edhe bashkëshortja me djalin e Haririt.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, gjatë vizitës së tij zyrtare në Arabisë Saudite kishte deklaruar se Hariri ka pranuar ftesën e presidentit francez dhe se në një kohë të afërt do të vizitonte Francën.

Hariri njoftoi më 4 nëntor nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Rijad, dorëheqjen nga detyra e tij si kryeministër i Libanit.