` . Macron: Franca do të luftojë terrorizmin pa kompromis - TV SHENJA

Macron: Franca do të luftojë terrorizmin pa kompromis

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të jetë “i pakompromis” në luftën kundër “terrositëve islamikë” në Mali.

Ai i bëri këto komente nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës.

Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim.

“Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse”, tha ai.

Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë islamistët atje. /rel/

Postime të Ngjajshme