` . Lumturia e fëmijëve afrikanë që provojnë për herë të parë pambuk sheqerin - TV-SHENJA

Lumturia e fëmijëve afrikanë që provojnë për herë të parë pambuk sheqerin

Fëmijët që qëndrojnë në një jetimore në Kamerun të Afrikës, në sajë të një organizate bamirëse që transportojnë ndihma humanitare nga Turqia për herë të parë kanë përjetuar lumturinë duke shijuar pambuk sheqerin, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e ndihmave humanitare “Hak” ka dërguar nga Turqia një makineri të pambuk sheqerit për të gëzuar fëmijët në jetimoren Zehra në qytetin Kusseri të Kamerunit.

Pambuk sheqerin e shpërndarë nga vullnetarët, fëmijët e kanë konsumuar me habi dhe gëzim të madh për shkak se për herë të parë e kanë provuar.