` . LULZIM ISMAILI PËRBALLË FAJKOVIQIT MË 13 PRILL - TV-SHENJA

LULZIM ISMAILI PËRBALLË FAJKOVIQIT MË 13 PRILL

Boksieri nga Tetova, Lulzim Ismaili ka përcaktuar duelin e radhës për më 13 prill të këtij viti. Ismaili për kundërshtar do të ketë boshnjakun Albin Fajkoviq, i cili është në moshë 27 vjeçare. Tetovari aktualisht është në Gjermani, ku po përgatitet për meçin e radhës, ndërsa nga klubi i tij “Shkendija No Limit” njoftojnë se boksieri i tyre është në formë mjaftë të mirë dhe shpresojnë për fitore ndaj boshnjakut. Dueli ndërmjet Ismailit dhe Fajkoviqit do të do të zhvillohet me 13 prill në Leverkusen, duke nisur nga ora 18:00.