` . Luka Modric thumbon Messin dhe Ronaldon: Më në fund bota e mori vesh që futbolli nuk është vetëm gola – TV-SHENJA

Luka Modric thumbon Messin dhe Ronaldon: Më në fund bota e mori vesh që futbolli nuk është vetëm gola

Luka Modric jo vetëm që i ka thyer Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por e ka thyer edhe mitin ndërmjet përsosmërisë në mesfushë dhe golave.

Kroati është i kënaqur që puna e tij në qendër të fushës është vlerësuar dhe se çmimi nuk është dhënë në bazë të golave.

“Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe i vështirë, dhe për shkak të kësaj unë jam edhe më i lumtur për gjithçka që po ndodh tani”, ka thënë fillimisht ai në një intervistë për GQ Magazine.