` . LSDM zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit Ekzekutiv - TV-SHENJA

LSDM zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit Ekzekutiv

LSDM ne seancën e sotme të nëntë të Këshillit Qendror ka sjellë vendim për Këshillin e ri Ekzekutiv të partisë.
Sipas vendimit të partisë, shkruan SHENJA, anëtarë të rinj të Këshillit Ekzekutiv janë ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i financave Dragan Tevdoski dhe Frosina Remenski Tashevska.
Përpos tyre në Komitetin Ekzekutiv do të jenë edhe Stefan Bogoev, Kostadin Kostadinov, Tatjana Stojanovska Ivanova, Salija Latif Petrushovska dhe tetë anëtarë tjerë të partisë nga qytetet tjera.
Sipas informacioneve nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa temë do të jetë edhe sistemi i veprimit të partisë nga niveli qendror deri tek ajo komunal.
Prej më parë dihet se Sekretari i partisë është Lupço Nikollovski.