` . LSDM zgjedh kryetarët e rinj të degëve, BDI arsyeton shkarkimet (Video) - TV-SHENJA

LSDM zgjedh kryetarët e rinj të degëve, BDI arsyeton shkarkimet (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk dëshiron të emërojë si shkarkim vendimin e djeshëm për kryetarët e degëve të kësaj partie. Nga partia shqiptare në pushtet thonë se kryetarëve të degëve vetëm ju ka skaduar mandatet që nga viti 2018 dhe tani fillojnë përgatitjen për zgjedhjen e kryetarëve të ri të degëve. Për këtë qëllim kryesia e partisë ka emëruar kordinatorët e degëve të cilët nuk do të kenë të drejtë të garojnë për këto pozita, por do të meren vetëm me organizimin e zgjedhjeve brenda partiake.

Por, kryetarëve të deritanishëm një pjesë prej të cilëve mbahen mend për pozita disavjeçare nuk u është mohuar e drejta që të garojnë edhe për një mandate të ri. Ndërkohë, partia më e madhe në pushtet, LSDM, sot ka emëruar kryetarët e ri të 30 degëve të kësaj partie. Gjysma prej tyre janë emra të rinj, ndërsa në ato komuna ku LSDM ka fituar në zgjedhjet e fundit janë rizgjedhur kryetarët e deritanishëm.

Konstandin Konstandinov, LSDM
“Bëhet fjalë për njerëz të përgjegjshëm të ndershëm dhe të aftë të cilët gëzojnë kredibilitet të lartë në vendet ku jetojnë. Në një pjesë të komunave ku LSDM shënoi fitore në zgjedhjet e fundit janë rizgjedhur kryetarët e organizatave komunale. Gjatë ditëve në vijim do të emërohen kryetarët dhe udhëheqësit lokal edhe në organizatat e mbetura komunale, ndërsa do të rrumbullakësohen edhe ndryshimet në udhëheqësinë qëndrore të partisë. Të nderuar qytetarë ky është vetëm një hap nga ndryshimet thelbësore që kanë për qëllim të vendosin energji të re, sistem ri në punën e partisë, në interest ë qytetarëve”

Zëdhënësi i LSDM njoftoi se pas ndryshimeve në parti do të vijojnë edhe ndryshimet në pushtetin ekzekutiv, si dhe në postet e drejtorëve në pushtetin qëndror dhe atë lokal. Nga BDI nuk kanë dhënë hollësi nëse do të ndryshojnë kuadrot e tyre në Qeveri, por kanë paralajmëruar mbajtjen e kongresit partiak pas zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Arben Zeqiri /SHENJA/