` . LSDM vendosi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare - TV-SHENJA

LSDM vendosi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Burime të Televizionit Shenja brenda Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së konfirmuan se para pak minutash është miratuar vendimi që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Edhe para mbledhjes së sontme kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ai personalisht është kundër zgjedhjeve. Arben Zeqiri /SHENJA/