` . LSDM: Shënohet niveli më i ulët i papunësisë - TV-SHENJA

LSDM: Shënohet niveli më i ulët i papunësisë

LSDM ka lëshuar një komunikatë ku citohen të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika që tregojnë një rënie të papunësisë për 17.8 për qind. Partia në pushtet vlerëson se ky është niveli më i ulët historik i papunësisë në vend.

“Për më pak se dy vjet, shkalla e papunësisë ka rënë për 4.8 përqind, ndërsa në të njëjtën periudhë janë hapur 49.500 vende të reja pune. Është e qartë integrimi në NATO dhe përparimi në integrimet drejt BE-së do të forcojnë këtë trend pozitiv të uljes në numrit të papunësisë”, theksohet në komunikatën e LSDM-së. /SHENJA/