` . LSDM propozoi zvogëlimin e harxhimeve të deputetëve (Video) – TV-SHENJA

LSDM propozoi zvogëlimin e harxhimeve të deputetëve (Video)

LSDM ka dorëzuar në Kuvend iniciativë, me të cilën do të zvogëlohen për gjysmë harxhimet për rrugë të deputetëve. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, tha se deri tek kryetari i Kuvendit kanë dorëzuar Propozim ndryshime për dy ligje, Ligjit për rrogat dhe kompensimet tjera për funksionarët dhe personat e emëruar dhe të Ligjit për deputetët. Sipas deputetit Tuntev, me propozim ligjet në fjalë zvogëlohen edhe mundësitë për keqërdorimin e parave për rrugë.

Tomisllav Tuntev, LSDM
Intenca e deputetëve të LSDM-së është që ky kompensim që e marrin deputetët të zvogëlohet së paku në gjysëm, respektivisht vlera e saj prej në 30 të ulet në 15 për qind nga një litër e lëndës djegëse, për një kilometër të kaluar. Për këtë qëllim tashmë kemi përgatitur edhe propozim vendim, me të cilin më konkretisht rregulohet mënyra e pagesës së kompensimit për harxhimet e rrugës, dhe me këtë propozim ligj propozojmë që niveli i kompensimit të përgjysmohet nga 15 në 30 për qind”.

Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev, deklaroi se për këtë iniciativë, më 1 dhjetor përmes dërgesës me shkrim e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferri që ai ti njoftojë grupet tjera parlamentare që të analizojnë këto dy propozimet, por se për një muaj, nga askush nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Tomisllav Tuntev, LSDM
“Prisnim që do të arrijmë bashkërisht përmes konsultimit me të gjithë grupet e tanguara parlamentare, të shprehim dhe ndërtojmë një qëndrim të përbashkët dhe respektivisht konsensus për këtë çështje. Në këtë kontest edhe u dha periudha prej një muaji, që të ketë kohë  Xhaferi që ashtu siç njoftoi, që ta dërgoj propozimin deri tek instituti parlamentar për t’i analizuar mundësitë e propozimeve tona, respektivisht për konsultime me grupet tjera parlamentare para se grupi jonë parlamentar t’i dorëzojë këto ndryshime”.

Tuntev tha se presin që këto propozime do të mbështeten nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Nëse Kuvendi miraton propozim ligjet e LSDM-së, për uljen e harxhimeve për rrugë të deputetëve dhe funskionarëve të tjerë të emëruar, atëherë deputetët do të duhet që në pagesat rrugore të paguajnë personalisht vetëm me kartë kreditore ose debitore. Ndërsa pagesa me para në dorë nuk do tu pranohet. Nga LSDM thonë se në të ardhmen mund të gjenden edhe modele tjera për uljen e shpenzimeve të deputetëve. Mefail Ismaili /SHENJA/