` . LSDM: Paga minimale rritet për 3,3 % - TV-SHENJA

LSDM: Paga minimale rritet për 3,3 %

“Paga minimale bruto nga prilli i këtij viti harmonizohet konform Ligjit për pagë minimale dhe rritet për 3,3 %. Pas rritjes rekorde të pagës mesatare prej 8,1 për qind me këtë harmonizim dhe rritje paga minimale do të jetë  17.943 denarë, gjegjësisht 12.507 denarë në vlerë neto. Paga minimale harmonizohet me nga një të tretën e rritjes së pagës së paguar mesatare, shpenzimet për jetesë dhe bruto prodhimin vendor. Rritja e pagës mesatare në dhjetor të vitit 2018 prej 8,1 për qind është rritje më e madhe të pagës mesatare në nëntë vitet e fundit. Paga mesatare në dhjetor të vitit 2018 ka qenë 25.784 që pothuajse 2.000 denarë më shumë se në vitin 2017. Trendi i rritjes së pagave vazhdon edhe sivjet edhe atë në të gjithë sektorët. Me udhëheqjen e politikave të mira ekonomike, si dhe trendin e rritjes së pagave gjithnjë e më shumë para përfundojnë te qytetarët, në familjet, përmirësohet standardi i jetesës te qytetarët”,  theksohet në Qendrën për komunikime me opinion të LSDM-së.