` . LSDM: Mickoski mbrëmë nuk arriti të shpëtojë krimin e regjimit të kaluar - TV-SHENJA

LSDM: Mickoski mbrëmë nuk arriti të shpëtojë krimin e regjimit të kaluar

LSDM me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë nuk ka arritur të shpëtojë krimin e regjimit të kaluar. “Sot të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes të shtetit të së drejtës, por Mickoski në takimin e mbrëmshëm të liderëve në mënyrë të pakuptimtë dhe me stil gruevist mbronte krimin e regjimit, duke kërkuar që të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale të shuhen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Sipas LSDM-së, ekipi negociator i udhëhequr nga Zoran Zaev ka ofruar formimin e një institucioni të ri të prokurorisë, që do të ndjeke korrupsionin e lartë, me qëllim që të garantohet shteti i së drejtës. Nga LSDM gjithashtu thonë se opozitës u kanë ofruar që kryetarin e kësaj prokurori të re ta zgjedhin nga vet VMRO – DPMNE-ja, mirëpo edhe kjo kërkesë është refuzuar nga ata. /SHENJA.