` . LSDM: Gruevski nuk është Maqedonia - TV SHENJA

LSDM: Gruevski nuk është Maqedonia

LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj intervistës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhënë për gazetën greke “To Vima”. Sipas LSDM-së, Gruevski me “termet e buta” po tenton të fshehë frikën nga përballja me qytetarët në zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe dhënien llogari për, siç thonë ata, 10 vitet e vjedhura të qytetarëve të vendit. “Ai i cili bllokoi  ardhmërinë evropiane të Maqedonisë me sjelljen e tij diktatoriale, i cili 10 vite mendonte për pasurimin e tij personal dhe pasurimin e familjes, nuk mund të flet për ardhmëri. Përfundoi koha e Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevski nuk është Maqedonia dhe nuk do t’i lejojmë ta vjedhë ardhmërinë e shtetit”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme