` . LSDM e vendosur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit - TV-SHENJA

LSDM e vendosur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

LSDM paralajmëron se shumica në Kuvend do të futet me më tepër vendosshmëri në përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformuese dhe siç thonë, obligimin për të siguruar të mirat për të gjithë në ekonomi, shoqëri, në Maqedoninë unitare.

“Do të ketë ndryshime dhe qeveri të re reformuese. Kjo do të ndodh shumë shpejtë në bazë të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë, e cila është demokraci parlamentare. Ekziston shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe ata kanë të drejtë dhe obligim që të zgjedhin kryetarin e ri të kuvendit dhe qeverinë e re”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA.

 

Postime të Ngjajshme