` . LSDM: Bllokimi i proceseve është kundër interesave të shtetit - TV SHENJA

LSDM: Bllokimi i proceseve është kundër interesave të shtetit

Bllokimi i punës së Kuvendit, nxitja e tensioneve mes qytetarëve dhe dhuna që çojnë drejt paralizës së tërësishme të shtetit paraqesin shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë. Kështu qëndron në kumtesën e sotme të LSDM-së, ku shtohet se këto vepra janë serioze dhe kundër interesave shtetërore, andaj çdo individ duhet ta ketë të qartë se mbart përgjegjësi.

“Veljanovski dhe Ivanov nuk guxojnë që të mbrojnë platformat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që të shpëtojnë pasurinë personale në kurriz të interesave të qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se situata edhe më tej do të përkeqësohet kur do të ndërpriten kompetencat e kryetarëve të komunave. Për këtë, LSDM vlerëson se shteti duhet të jetë funksional pa ndonjë vonesë.

Postime të Ngjajshme