` . LR PDSH dhe RDK mbështesin protestat në Tetovë – TV-SHENJA

LR PDSH dhe RDK mbështesin protestat në Tetovë

Përmes një konference të përbashkët për shtyp, Lëvizja për reforma në PDSH dhe RDK-ja kanë mbështetur protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë.

“Nëpërmes kësaj konference të përbashkët, Aleanca për shqiptarët vlerëson se gjendja apokaliptike e ndotjes së ajrit në Tetovë nga ana e Jugohromit kërkon reagimin më të ashpër të të gjith njerëzve të vullnetit të mirë pavarësisht proveniencës politike sepse dëmtimi i shëndetit nuk njeh ngjyrim politik”, tha Fadil Mehmeti, nga Departamenti i Shëndetësisë të RDK-së, ndërkaq Agron Palloshi nga departamenti i Shëndetësisë të LR-PDSH tha se Aleanca fuqishëm do të mbështes protestën e paralajmëruar për të premten nga Eco Guerila. /SHENJA/