` . LPFM, sot luhen katër ndeshje - TV-SHENJA

LPFM, sot luhen katër ndeshje

Renova është mposhtur në Strumicë nga Akademia Pandevi me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja e vetme e kësaj xhiroje e luajtur dje në stadiumin “Mladost” u vendos nga dy golat e Rajkoviqit dhe Krstovskit.

Ndërkohë katër ndeshjet tjera të kësaj xhiroje në LPFM do të luhen nesër.

Në Tetovë, kampionët në fuqi Shkëndija e Tetovës do të presin Rabotniçkin, Vardari në Shkup takohet me Struga Trim Lumin, Shkupi në Çair pret Sileksin, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Borecin.

Vetëm takimi Shkëndija-Rabotniçki sot nis nga ora 15:00, ndërsa tre takimet tjera luhen me termin nga ora 15:30. /SHENJA/