` . LPFM, Nesër luhet takimi Akademia Pandev - Renova - TV-SHENJA

LPFM, Nesër luhet takimi Akademia Pandev – Renova

Të premten hapet xhiroja e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut me ndeshjen ndërmjet Akademia Pandevit dhe Renovës. Akademia Pandevi e ka nisur mirë kampionatin, teksa momentalisht kryeson renditjen me 10 pikë të tubuara. Në anën tjetër Renova do të mundohet të rigjejë rrugën deri tek fitorja, pasi në dy takimet e fundit ka marrë vetëm një pikë. Përballja Akademia Pandevi – Renova luhet të premten në stadiumin “Kukush” të Turnovës me fillim në orën 15:00. Ndryshe katër takimet e tjera të xhiros së 5-të do të luhen të shtunën.