` . Lorik Cana: Në të ardhmen ndoshta bëhem trajner i Kombëtares – TV-SHENJA

Lorik Cana: Në të ardhmen ndoshta bëhem trajner i Kombëtares

Lorik Cana ka konfirmuar largimin e tij përfundimtar nga futbolli i luajtur. Madje, duke bërë edhe një “driblim” interesant dhe me batutë për shkrimin e publikuar në mediat italiane që e shihnin atë përsëri pranë Lacios. “Nuk e kanë kryer punën mirë si gazetarë, sepse po ta kishin bërë si duhet, duhet ta dinin që ka 15 muaj që e kam lënë futbollin e luajtur”, tha duke qeshur Cana për gazetën Panorama Sport.

Të njëjtën gjë, Cana ua ka shpjeguar vetë italianëve në një intervistë që ka dhënë më pas për “Radio Incontro Olympia”.

“Jam mirë, po shlyej kohën e humbur mes familjes dhe njerëzve të mi, pas 15 viteve futboll larg shtëpisë. E mbylla pas Europianit me futbollin, jo për zgjedhjen time, por për arsye edhe të shëndetit. E kisha marrë vendimin që vitin e kaluar, fillova të merrem me gjera të tjera: kam një fondacion për promovimin e sportit në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të bëj diçka për popullin tim.

Ndërkohë po mendoj të diplomohem si trajner apo drejtues, të shohim. Do të vlerësoj projektin më të mirë për të filluar: flitet për Zvicrën apo Francën, por dua diçka që të më pëlqejë. Në pankinë? Do të më pëlqente ta provoja, ndoshta me Kombëtaren. Por kjo nuk është në të ardhmen time të afërt”, ishin fjalët e Canës.

cana rama de biazi