` . Loriana Kukën nuk e ndali as publiku, demolon garuesen vendase - TV-SHENJA

Loriana Kukën nuk e ndali as publiku, demolon garuesen vendase

Edhe pse e kishte gjithë publikun kundër, pasi garonte ndaj xhudistes hungareze Fanni Toth, Loriana Kuka ka arritur të fitojë pa shumë telashe për të vazhduar drejt medaljes në Grant Prix që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kuka e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë, është treguar shumë e saktë duke mos bërë asnjë gabim për të vazhduar tutje në kategori -78 kilogramë. Në rrethin e dytë Loriana do të ndeshet me kubanezen Kaliema Antomarchi

Të kujtojmë se në ditën e sotme Loriana është garuesja e vetme nga Kosova pasi në ditën e premte dhe të shtunën garat në këtë eveniment i kishin mbyllur, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.

Vetëm Majlinda mbeti pa medalje në dy ditët e para, derisa Nora e Distria morën medaljen e argjendtë, Akil Gjakova ishte i artë në ditën e shtunë. /Zëri.info