` . Lojtari i Portos, Marega braktis fushën pas thirrjeve raciste ndaj tij - TV-SHENJA

Lojtari i Portos, Marega braktis fushën pas thirrjeve raciste ndaj tij

Lojtari i ekipit portugez Porto, Moussa Marega, në një ndeshje futbolli doli nga fusha pasi ishte subjekt i abuzimit racist të dielën mbrëma, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ylli 28-vjeçar nga Mali shënoi golin e fitores në minutën e 60-të, ai festoi duke treguar lëkurën e tij.

Ai u largua nga fusha në minutën e 71-të pasi skuadra e tij fitoi 2-1 kundër Vitoria Guimaraes në Premierira Liga të Portugalisë.

Derisa u largua, Marega drejtoi gishtin poshtë ndaj turmës.

Shokët e tij të skuadrës dhe futbollistët e Vitoria Guimaraes u përpoqën ta bindnin të qëndronte në fushë, por ai u zëvendësua në minutën e 72-të.

Më vonë, Marega u prononcua në Instagram për të shprehur ndjenjat e tij.

“Shpresoj të mos ju shoh kurrë më në një fushë futbolli. Ju jeni një turp!”, u tha ai tifozëve racistë të futbollit.

“Dhe gjithashtu falënderoj gjyqtarët që nuk më mbrojtën dhe më dhanë karton të verdhë sepse mbrojta ngjyrën time të lëkurës”, shtoi ai.