` . Lojërat kompjuterike më të mira pa pagesë - TV-SHENJA

Lojërat kompjuterike më të mira pa pagesë

Kanë ikur kohërat kur lojërat falas ishin lojëra puzzle të bëra keq apo kopje të lojërave të tjera që kushtonin më shumë. Tani, kur të gjitha lojërat mund të kenë pagesa për shtesa, apo edhe nga liria që jep mundësia për të dhënë një pjesë të titullit falas bashkëngjitur me versionin e plotë, ka plot lojëra fantastike që vijnë pa harxhuar asnjë cent, shkruan faqja e njohur Engadget, transmeton “Koha Ditore”.

Largojini kartelat bankare nga dora dhe konsiderojeni këtë një pikë nisjeje.

Apex Legends

Edhe pse Fortnite është pa dyshim loja battle royale pa pagesë më e famshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të kënaqesh duke luajtur të tjerat. Apex Legends është shembulli perfekt. Prej studios që solli Titanfall, Apex është një betejë mes 20 ekipesh nga 3 veta me gjithsej 60 persona në një lojë.

Qëllimi është që ekipi juaj të jetë i fundit që mbetet gjallë, pas betejave me ekipet e tjera. Secili lojtar në ekip ka mundësi zgjedhjeje të një prej 10 karaktereve ku që të gjithë kanë aftësi të ndryshme.