` . Lojërat Ajrore Botërore 2020 do të mbahen në Turqi – TV-SHENJA

Lojërat Ajrore Botërore 2020 do të mbahen në Turqi

Shoqata Aeronautike Turke ka bërë të ditur se Lojërat e 5-ta Ajrore Botërore do të mbahen në Turqi në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia ishte midis shtatë kandidatëve për ngjarjen e madhe dhe njëzëri u zgjodh për të mbajtur lojërat në vitin 2020 nga anëtarët e Bordit të Federatës së Sporteve Ajrore.

Siç njoftoi Shoqata Aeronautike Turke, ceremonia zyrtare e nënshkrimit që njofton zgjedhjen e Turqisë për të pritur ndeshjet, do të mbahet të mërkurën në Lozanë të Zvicrës.

“Pas Lojërave Olimpike, lojërat ajrore janë garat më të mëdha në aspektin e pjesëmarrësve. Ne do të presim mbi 4.000 atletë nga më shumë se 100 vende në pesë rajone të ndryshme të vendit tonë”, theksuan nga Shoqata Aeronautike.

Nga kjo ngjarje në të ardhurat nga turizmi priten qindra milionë dollarë.

“Lojërat Ajrore Botërore 2020 do të jenë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar vendin tonë. Slogani zyrtar i Lojërave Ajrore Botërore është ‘E ardhmja është në qiej’”, thonë nga Shoqata Aeronautike.