` . Logos-A shpërblehet me çmimin e parë në panairin e Shkupit – TV-SHENJA

Logos-A shpërblehet me çmimin e parë në panairin e Shkupit

Shtëpia Botuese, Logos-A, shpërblehet me çmimin e parë në panairin e Shkupit. Shoqata e Botuesve të Republikës së Maqedonisë gjatë edicionit të 30-të të mbajtjes së panairit ndërkombëtar në Shkup, SHB Logos-A i ndau çmimin e parë, për botimin e librit “Arti i Islamit – Gjuha dhe Kuptimi” nga autori gjermano-zviceran Titus Burkhardt.

Komisioni përzgjedhës vlerësoi lartë redhitjen kompjuterike, redaktimin teknik, si dhe kualitetin e shtypit të librit në fjalë.

Ky çmim SHB Logos-A i vjen në një kohë kur ajo mundohet që lexuesve të saj para vetes tua sjell librat me një cilësi të lartë qoftë në aspektin përmbajtësor por edhe atë teknik.