` . Logos-a, çerek shekulli në shërbim të kulturës shqiptare - TV-SHENJA

Logos-a, çerek shekulli në shërbim të kulturës shqiptare

Shkruan: Abdilmexhit SALIU

Gjuha është mishërimi i personalitetit të kombit dhe lidhja më e ngushtë mes njerëzve. Nuk kemi  si të mos ndiejmë ndjenjën më të thellë të keqardhjes për primitivitetin me të cilët instancat shtetërore në mënyrë artificiale sulmojnë institucionin kulturor Shtëpinë Botuese Logos-A.

Nëse mendoni se po bëni detyrën, bëjeni atë. Detyra është e juaja pushteti është i yni. Detyra juaj është të ofroni mundësi të reja dhe pa limit të mbështesni, stimuloni dhe financoni çdo projekt të shtëpive botuese. Për të bërë këtë duhet vizion pozitiv të cilin nuk e keni mjaftueshëm. Ndajmë qëndrim të respektueshëm, mbrojtës dhe mbështetës sa i përket shtëpisë botuese Logos – A. Fjala e lirë na ndihmon është shpenguese, na lehtëson në kapërcimin e qosheve te errëta. Nuk na lejon të ngatërrojmë prosperitetin me ambicien, rivalitetin dhe interesin.

Ne NUK ngrihemi me nota proteste të mbrojmë Logosin. Nuk ka nevojë të mbrohet. Ajo flet vet Ka çerek shekulli që flet, madje fuqishëm. Ka kontribuar dhe u ka dhënë shumë shqiptarëve. JO vetëm Brenda Maqedonisë por gjithë shqiptarëve kudo jetojnë. Ka vënë themele të forta, është ritur dhe lartësuar si shtëpi botuese, nën hijen e saj qëndrojmë ne sot.

Logos – A , mposhti idenë se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me pak. E kanë konkretizuar me punën e vyer, voluminoze, botimet e shumta, promovimet e librave dhe autorëve. E kanë kryer dhe vazhdojnë t`a kryejnë detyrën më solemne me profesionalizëm, bashkëpunim, përkushtim ndaj librit dhe fjalës shqipe. Ajo ka bërë më shumë nga sa mund të mund të vlerësohet, sa që na bën të ndihemi sa krenarë po aqë edhe të përulur para saj. Vlerat  e saj shkencore dhe kulturore janë të paçmuara. Asgjë dhe askush nuk na ndalon në punën tonë fisnike, por vijmë më fuqishëm me forca të bashkuara për t`iu përkushtuar ndërtimit të ardhmes për brezat që vijnë. Duke ruajtur me besnikëri dhe fanatizëm institucionet kulturore nga çdo lloj sulmi apo përpjekje për t`i përbaltur ato, dhe me vendosmëri të ruajmë hapin e progresit.

Abdilmexhit SALIU – Kryetar i Shtëpive Botuese Shqiptare në Maqedoni

Postime të Ngjajshme