` . Liverpul-Sevilja 2:2, Reali e nis me fitore - TV-SHENJA

Liverpul-Sevilja 2:2, Reali e nis me fitore

Ndeshja më interesante e natës së dytë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Seviljës është mbyllyr me barzim 2:2. Golat për ekipin e Jurgen Klop i shënuan Firminjo në minutën 21 dhe Salah në të 37-tën, ndërsa për spanjollët realizuan Ben Jeder në minutën e 5-të dhe Korrea në të 72-tën. Me fitore e kanë nisur kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Real Madridi, duke mposhtur APOEL Nikosian me rezultat 3:0, me tri golat që u shënuan nga Kristiano Ronaldo. Në ndeshjet tjera, Fejnord-Mançester Siti 0:4, Porto-Beshiktssh 1:3, Lajpcing-Monako 1:1, Shaktjar-Napoli 2:1, Totenhem-Dortmund 3:1 dhe Maribor-Spartak Moska 1:1. Nesër në program të futbollit evropian janë ndeshjet e para në fazën e grupeve të Liga Evropës. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme