` . Lista e të gjithë iPhone dhe iPad që iOS 13 do të braktisë - TV-SHENJA

Lista e të gjithë iPhone dhe iPad që iOS 13 do të braktisë

iOS 12 lançuar Shtatorin e kaluar vijoi të mbështeste modelet e vjetra të iPhone dhe iPad. Të gjithë prisnin që iPhone 5S, një telefon në qarkullim prej 5 vitesh, nuk do të ishte në mesin e pajisjeve që do të merrnin iOS 12.

Por ky i fundit mbështeti të njëjtën listë pajisjesh si iOS 11, një lajm që u mirëprit me entuziasëm. Dhe jo vetëm por iOS 12 u dha pajisjeve një përmirësim të performancës.

Megjithatë iOS 13 do të jetë fundi i iPhone 5S dhe jo vetëm. Sipas The verifier, iPhone e mëposhtëm nuk do të mund të marrin iOS 13:

iPhone 5s

  • iPhone SE
  • iPhone 6/6 Plus

Kjo na lë me listën e mëposhtme të pajisjeve të mbështetura:

  • iPhone XS/XS Max
  • iPhone XR
  • iPhone X
  • iPhone 8/8 Plus
  • iPhone 7/7 Plus
  • iPhone 6S/6S Plus

iPad e listuar mëposhtë do të braktisen gjithashtu:

  • iPad Mini 2
  • iPad Air

Kështu Apple na lë me këto modele iPad me iOS 13:

  • iPad Pro 12.9 inç (2016 and 2017)
  • iPad Pro 10.5 inç
  • iPad Pro 9.7 inç
  • iPad Pro 11 inç (2018)
  • iPad Air 2
  • iPad Air 3
  • iPad 5
  • iPad 6
  • iPad Mini 4
  • iPad Mini 3

Nëse keni një prej iPhone dhe iPad të cilët nuk do të marrin iOS 13, do të ishte mirë që të filloni të mendoni për ti zëvendësuar. iOS 13 beta do të mbërrijë në konferencën e zhvilluesve WWDC 2019 më 3 Qershor.

Versioni final debuton në Shtator. /PCWorld Albanian