` . Lirohen zyrtarët e Kryqit të Kuq paralel të Serbisë, të arrestuar në Kosovë (VIDEO) - TV-SHENJA

Lirohen zyrtarët e Kryqit të Kuq paralel të Serbisë, të arrestuar në Kosovë (VIDEO)

Mediat serbe raportojnë se janë liruar nga mbajtja Momo Dashiq, Sveta Zhiviq dhe Zeqir Zyrapi, të arrestuar mbrëmë në një aksion të Njësisë Speciale të Kosovës.

RTS njofton se bëhet fjalë për sekretarët e Kryqit të Kuq të komunës së Pejës, Graçanicës dhe Dragashit.

Siç thuhet, Sveta Zhiviq, i dhe sekretari i Kryqit të Kuq të Novobërdës, Dragan Stojanoviq, i Vitisë Tomisllav Rakiq si dhe i Obiliqit, Zoran Vasiq , duhet që sot të lajmërohen në polici për intervistim.
Në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë struktura paralele të Serbisë, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe marrëveshjet midis dy shteteve për shuarjen e tyre.

 

Postime të Ngjajshme