` . Lionel Messi barazoi rekordin e Gerd Muller – TV-SHENJA

Lionel Messi barazoi rekordin e Gerd Muller

Lionel Messi shënoi edhe një arritje të madhe në karrierën e tij. Ylli futbollistik i Barcelonës arriti rekordin e gjermanit Gerd Muller, duke shënuar më së shumti gola në fanellën e një klubi nga “pesë ligat e njohura”.

Messi me golin e mbrëmshëm në xhiron 15-të të ligës spanjolle, në fitoren e klubit të tij tek Villareal me rezultat 2:0, shënoi golin e 525 në fanellën e Barcelonës, aq herë sa edhe Muller tundi rrjetet e kundërshtarëve duke luajtur për Bayernin e Mynihut.

Mundësi për të kaluar rekordin e deritanishëm të Muller-it, argjentinasi do ta ketë në xhiron e ardhshme kur Barcelona në “Camp Nou” do të pret Deportivo la Coruna.