` . Lindshmëria në SHBA më e ulët se ajo e vitit 1987 – TV-SHENJA

Lindshmëria në SHBA më e ulët se ajo e vitit 1987

Lindshmëria në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare e Statistikave të Shëndetit të SHBA-ve, në vitin 2017 në vend janë lindur 3.85 milionë foshnjë dhe se kjo është shifra më e ulët që nga viti 1987.

Në raport është bërë të ditur se numri i grave të reja që lindin në vitin 2017 është zvogëluar, ndërsa rritje kanë shënuar gratë e moshës 40-44.

Donna Strobino nga Universiteti Johns Hopkins, në deklaratën e saj tha se gratë për shkak të karrierës së tyre janë duke e shtyrë amësinë.

“Gratë tani janë më të edukuar dhe në jetën e biznesit marrin më shumë pjesë. Shkojnë pas karrierave të tyre dhe prandaj e shtyjnë amësinë”, tha Strobino. /AA/