` . Limaj fton partitë të vazhdojnë traditën në respektimin e aktgjykimeve të Kushtetueses - TV-SHENJA

Limaj fton partitë të vazhdojnë traditën në respektimin e aktgjykimeve të Kushtetueses

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Limaj ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!

Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj në  Facebook.