` . Lile Stefanova: Nuk jam në marrëdhënie të mira me Katica Janevën - TV-SHENJA

Lile Stefanova: Nuk jam në marrëdhënie të mira me Katica Janevën

Prokurorja Lile Stefanova si dëshmitare për rastin “Zhvatja” deklaroi se pas dorëheqjes së Katica Janeves, nuk është takuar më me të, por zbuloi se njëherë Janeva i ka telefonuar duke i thënë të mos flasë asgjë për gazetarët dhe të mos komentoj asgjë për publikimet e “La Veritas”.
“Me të akuzuarën e parë, nuk jam e fjalosur, por nuk i kemi raportet e mira. Prej dorëheqjes së saj nga pozita e kryeprokurores speciale, fizikisht nuk jemi takuar më. Vetëm më ka telefonuar njëherë duke më thënë të mos flas për gazetarët, mos komentoni për publikimet e ‘La Verita-as’ dhe më kërcënoi se do më dërgoj gazetarë në shtëpi”, ka deklaruar Stefanova, raporton SHENJA.