` . Ligji për Prokurorinë nesër në shqyrtim publik në Kuvend - TV-SHENJA

Ligji për Prokurorinë nesër në shqyrtim publik në Kuvend

Versioni më i ri i Ligjit për Prokurorinë Publike të cilin e propozoi Qeveria, nesër në ora 14:00 hyn në shqyrtim publik në komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Lajmin për TV SHENJA e konfirmuan zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë prej ku njoftuan se debati do të titullohet “Prokuroria Publike si organ efikas në luftën kundër korrupsionit”. Në shqyrtimin publik përveç deputetëve nga të gjitha grupet dhe partitë parlamentare, pritet të marrin pjesë edhe ekspert, përfaqësues të OJQ-ve dhe Prokurori i shtetit, Lubomir Joveski. Shqyrtimi publik vjen pas dështimit të takimit të së premtes kur deputetët e VMRO-DPMNE lëshuan takimin me kërkesë që të jetë prezent edhe Joveski. /SHENJA/