` . Ligji për Marrëveshjen e Prespës publikohet në Gazetën Zyrtare në Greqi - TV-SHENJA

Ligji për Marrëveshjen e Prespës publikohet në Gazetën Zyrtare në Greqi

Ligji për ratifikiin e Marrëveshjes së Prespës është publikuar në “Gazetën Zyrtare” të Greqisë. Ligji përmban 3 nene, ku neni i parë

Neni i parë është marrëveshja në tërësi në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën greke. Neni i dytë i përket ngritjes së nivelit të Zyrës për lidhje në Shkup në ambasadë dhe Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas shpalljes në Gazetën zyrtare, ndërsa marrëveshja hyn në fuqi pas ratifikimit dhe pas plotësimit të parakushteve, konform nenit 20.