` . Liga Evropa sjell përballjet Ajax-Lyon dhe Celta-Manchester United - TV-SHENJA

Liga Evropa sjell përballjet Ajax-Lyon dhe Celta-Manchester United

Në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), në Nyon të Zvicrës, sot janë përcaktuar dyshet për gjysmëfinales së garës së dytë më të popullarizuar në futbollin evropian për klube, ligën Evropa, raporton AA.

Sipas shortit Ajaxi holandez do të luajë përballë Lyonit francez, ndërsa spanjollët e Celta Vigo do të kenë përballë gjigandin anglez të Manchester United.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 4 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Finalja do të luhet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, më 24 maj.

Postime të Ngjajshme