` . Liga e parë në Basketboll fillon të shtunën, ja kundërshtari i parë i KB Shkupi - TV-SHENJA

Liga e parë në Basketboll fillon të shtunën, ja kundërshtari i parë i KB Shkupi

Sot në hapësirat e Federatës së basketbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për xhiron e parë të Superligës me sezonin e ri garues 2017/18 që starton të shtunën. KB Shkupi si debutues në Superligë, ndeshjen e parë do ta luaj në transfertë ndaj Pelisterit, të cilët poashtu së bashku me “bardhekaltërtit” u kyçën këtë sezon në mesin e më të mirëve në basketbollin vendor. Xhiroja e parë do të sjellë edhe derbin ndërmjet kampionëve të MZT-së dhe Karposh Sokoli, me të dyja skuadrat që edhe këtë vit janë favorit për titullin. Në ndeshjet tjera përballen Feni Industri-Gostivari, Strumica-Ohri, Kozhufi-Blakotehna dhe Kumanova me Rabotniçkin. Të gjitha 6-të takimet e xhiros së parë do të luhen të shtunën.

Postime të Ngjajshme