` . Liga e Kombeve, Kosova do të përballet me Maqedoninë – TV-SHENJA

Liga e Kombeve, Kosova do të përballet me Maqedoninë

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës shkruan historinë pasi ka siguruar plej-ofin e Ligës së Kombeve duke mposhtur 4:0 Azerbajxhanin. “Dardanët” diktuan ritmin e lojës gjatë 90-të minutave, me Zenelin i cili ishte i mrekullueshëm duke realizuar het-trik, ndërsa listës së golashënuesve iu shtua edhe Rrahmani. Në këtë mënyrë Kosova e mbyll këtë kampanjë në grupin 3 të Ligës D si lidere, pa asnjë disfatë dhe me 14 pikë të tubuara. Kjo fitore Kosovës i rezervon gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Ligën D ndaj Maqedonisë në mars të vitit 2020-të, me “Dardanët” të cilët mbeten të pamposhtur gjatë vitit 2018. Ndërkohë Kombëtarja Shqiptare ka mundur 1:0 Uellsin në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Panuçit e shënoi Balaj në të 58-tën nga pika e bardhë, me “Kuqezinjtë” të cilët rikthehen tek rezultatet pozitive pas 2 disfatave rradhazi në Ligën e Kombeve.