` . Liga e Kampionëve, Real Madrid dhe Juventus pa disfatë – TV SHENJA

Liga e Kampionëve, Real Madrid dhe Juventus pa disfatë

Futbollistët e Juventusit dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kanë arritur pa humbje, ndërsa rrugën më të vështirë e kishte Monaco, shkruan AA.

Ekipi i Principatës, në mesin e katër ekipeve më të mira ka ardhur madje nga xhiroja e tretë e garës më të fortë të klubeve në Evropë. Monaco në kualifikime eliminoi Fenerbahçen turke dhe Villarealin spanjoll.

Ekipi i tranjerit Leonardo Jardim ka luajtur 14 ndeshje në të cilat ka shënuar nëntë fitore, dy barazime dhe tre humbje, me golaverazhin 30:18. Lojtarët e Monacos në rrugën drejt gjysëmfinales të Ligës së Kampionëve kanë marrë 25 kartona të verdhë. Asnjë lojtarë i “kuq e bardhëve” nuk është përjashtuar, apo nuk ka marrë karton të kuq.

Real Madridi është gjysmëfinalisti më efikas me 28 gola të shënuar në 10 takime të luajtura. “Klubi Mbretëror”, ka shtatë fitore dhe tre barazime me 15 gola të pranuar. Cristiano Ronaldo dhe të tjerët kanë marrë vetëm 12 vërejtje publike.

Juventus ka bindshëm mbrojtjen më të mirë. Nuk kanë pranuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit. Në gjithsej 10 ndeshjet e luajtura (shtatë fitore dhe tre barazime) deri në gjysmëfinale ekipi nga Torino vetëm dy herë është mposhtur, në fazën e grupeve të garës me fitoren si mysafire ndaj Sevillas (3:1), dhe barazimin në shtëpi me Lyonin (1:1).

Lojtarët e “Zonjës së vjetër” kanë shënuar 17 gola. Kanë marrë 21 kartona të verdhë dhe një karton të kuq, me çka janë gjysmëfinalistët “më korrekt”.

Po ashtu edhe lojtarët e Atletico Madridit kanë pësuar një disfatë, me dy barazime dhe shtatë fitore, me golaverazhin 13:5. Ata kanë marrë 14 kartona të verdhë dhe asnjë karton të kuq duke mbërritur në dy hapa deri në fitoren e trofeut të garës së famshme, i cili u iku për një fije floku në vitin 2016.

Shorti për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve do të hidhet në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës të premten, 21 prill, me fillim në ora 12:00.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 9 dhe 10 maj. Finalja do të luhet në Kardif (Uells) më 3 qershor me fillim në ora 20:45 sipas kohës së Evropës qendrore.

Titullin e Kampionit e mbron Reali i Madridit, i cili në ndeshjen finale të luajtur vitin e kaluar në Milano (Itali), mundi rivalin e qytetit Atletico Madridin. Pas kohës shtesë rezultati ishte 1:1, ndërkaq lojtarët e Zinedine Zidane shënuan fitore pas akordimit të penaltive me rezultatin 5:3.

Postime të Ngjajshme