` . Liga e Kampionëve, Porto kualifikohet me goleadë, mposhtet Napoli – TV-SHENJA

Liga e Kampionëve, Porto kualifikohet me goleadë, mposhtet Napoli

Tashmë janë bërë të njohura edhe 8-të skuadrat e fundit të cilat kanë siguruar biletën për në fazën e 1/8-tës së finales të Ligës së Kampionëve. Në grupin G Porto fiton 5:2 Monakon dhe avanson më tej në fazën e 1/8-tës, teksa në ndeshjen tjetër të këtij grupi Beshiktashi i cili ishte i kualifikuar prej më herët, fiton në transfertë Lajpzigun me shifrat 1:2. Nuk ka mrekulli për Napolin që mundet 2:1 nga Fejnordi, me skuadrën e Sarrit e cila vazhdon aventurën e saj evropiane në Europa League. Në ndeshjet tjetër të këtij grupi Shahjtori në terren vendas triumfon 2:1 ndaj Mançester Sitit dhe siguron pjesmarrje për në fazën e rradhës të Çampionsit. Në grupin E Liverpuli shpartallon 7:0 Spartak Moskën, në një takim ku protagonist ishte Koutinjo me 3 golat e tij. Në takimin tjetër të këtij grupi Maribori barazon 1:1 me Seviljën, me andaluzianët që vazhdojnë tutje ne Ligën e Kampionëve. Në grupin H kampioni në fuqi i Evropës Real Madridi e mbyll me fitore fazën e grupeve duke mundur 3:2 Borusia Dortmundin, ndërsa Totenhemi fiton bindshëm Apoel Nikozian me shifrat 3:0.