` . Liga Arabe do të mblidhet për të diskutuar mbi Operacionin “Burimi i Paqes” - TV-SHENJA

Liga Arabe do të mblidhet për të diskutuar mbi Operacionin “Burimi i Paqes”

Liga Arabe mori vendim për të zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme më 12 tetor të shtunën për të diskutuar mbi Operacionin “Burimi i Paqes” të cilin Turqia e nisi dje, tranmseton AA.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki, në deklaratën me shkrim, njoftoi se Liga Arabe ka vendosur që të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme më 12 tetor në nivel të ministrave të jashtëm.

Ai tha se mbledhja do të realizohet pas kërkesës së Egjiptit për mbledhjet urgjente dhe mbështetjes së disa shteteve, duke bërë të ditur se mbledhja do të realizohet për shkak të operacionit të cilin Turqia e kryen në veri të Sirisë.

Zaki pohoi se e shohin si të papranueshëm operacionin ndaj Sirisë e cila është anëtare e Ligës Arabe.

Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.