` . LG sjell në treg dy telefona të ri - TV-SHENJA

LG sjell në treg dy telefona të ri

LG po punon për të nxjerrë në treg dy telefonat e parë të serisë LG X cam dhe LG X screen. X cam është një pajisje me ekran 5.2-inç me një procesor me tetë bërthama 1.14 GHz, 2GB RAM, 16GB hapësirë, bateri 2,520 mAh dhe me mbështetje LTE. Zona e tij e ekselencës është dukshëm kamera, ai ka një kamerë të pasme  të dyfishtë, një kamerë të rregullt 13-megapixel të shoqëruar me një kamerë 5-megapixel me lente me kënd të gjerë.

X screen  ka të njëjtat karakteristika, përveç mungesës së kamerës së pasme  të dyfishtë dhe ai ka një bateri lehtësisht më të vogël, me 2,300 mAh. Ai, megjithatë, ka një ekran  të dyfishtë (të ngjashëm me atë të LG V10), me një ekran  kryesor 4.93-inç, 720p dhe një ekran  shtesë që është gjithmonë ndezur, 1.76-inç, 520×80 pixel.

LG paralajmëron se aspektet dhe tiparet e këtyre telefonave mund të ndryshojnë në varësi të tregut. Çmimi i secilit model nuk është njoftuar ende, ndërkohë pritet që këtë javë të fillojë shitja e tyre në Korenë e Jugut dhe më pas në të gjitha tregjet kryesore duke përfshirë Evropën, Amerikën Latine dhe Azinë.

Postime të Ngjajshme