` . Lëvizja BESA vendosi të mbetet subjekt - TV-SHENJA

Lëvizja BESA vendosi të mbetet subjekt

 

Shkruan: Latif Mustafa, Preshevë

Lëvizja Besa vendosi të mbetet subjekt. Çdo dinamikë e ndryshimit social fillon nga një ndryshim moral dhe më tej vazhdon në atë konceptual, sistemik dhe në stadin final, shndërrohet në një ndryshim paradigmatik. Ngjashëm, Lëvizja Besa shtegtimin politik e nisi mbi dinamikën e një ndryshimi moral. Kjo dinamikë, shumë shpejt, duhet të zhvendoset në atë konceptual. Nga sot e tutje, kritika “moralizuese” veç se e denigron Besën, ajo zhvendoset në kritikën konceptuale dhe programore të qeverisjes së ardhshme.

Kritikat “moralizuese” ndaj Aleancëns, gjegjësisht liderit të Lr-Pdsh-së, janë kot. Kush me kë, e kush çfar është u pa ashiqare! Aleanca, e në veçanti LrPdsh-ja vendosi të mbetet parti provinciale, asgjë më tepër. Prejardhja gjeografike, në kuptimin e mendësisë politike, e bën të vetën. Në politikën shqiptare të Maqedonisë sot graviton Shkupi e Tetova. Aleanca me futjen në qeveri, kapi “trenin e fundit” dhe me këtë vulosi ardhmërinë e saj politike. Aleanca vendos të mbetet në periferi.

Tash e tujte, të gjitha kritikat duhet t’i drejtohen shefit të ardhshëm të qeverisë, i cili ka përzgjedh ministrat e partisë së tij dhe ka miratuar ministrat e BDI-së dhe Aleancës. I barazvlefshmi i Lëvizjes Besa, tani e tutje, është shefi i qeverisë dhe assesi nuk duhet të kursehet nga kritika, gjoja në emër “reformimit”.
Përfundimisht, kritika nuk duhet të suprimohet në emër të stabilitetit, (ashtu siç preferojnë edhe ndërkombëtarët) e aq më tepër kur në emër të stabilitetit bëhet shkelja e lirive dhe të drejtave njerëzore. Asgjë s’ka mbaruar! Në realitet, sfida, mu tani ka filluar.

Postime të Ngjajshme