` . Lëvizja BESA: Takim me Shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup - TV SHENJA

Lëvizja BESA: Takim me Shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup

Sot, në selinë e Misionit të OSBE-së në Shkup ishte në vizitë një delegacion i Lëvizjes BESA, i udhëhequr nga Bilall Kasami – kryetar dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi – anëtarë të Trupit Koordinues. Ata u pritën nga Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen.
“Në këtë takim u diskutua për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS theksuan se fakti që në Maqedoni riciklohet kriza dhe akoma mbetet shumë vend për asistencë ndërkombëtare, flet për atë se Maqedonia ka dështuar në shtetbërjen e saj. Ata po ashtu e informuan znj. Nina Suomalainen për iniciativën politike BESA, për ngritjen e saj strukturore dhe për ofertën e saj në skenën politike të Maqedonisë. Znj. Nina Suomalainen, nga ana e saj, shfaqi kënaqësinë që skena politike po gjallërohet dhe idetë dhe vizionet e reja mund të kontribuojnë në zhvillimet demokratike”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Postime të Ngjajshme