` . Lëvizja BESA: Pushtetarët shkojnë në Luboten për t’u fotografuar - TV SHENJA

Lëvizja BESA: Pushtetarët shkojnë në Luboten për t’u fotografuar

Në ditën kur shënohet përvjetori i masakrës së Lubotenit, ka reaguar Lëvizja BESA-Luboten të cilët akuzojnë partitë tjera se vijnë në këtë fshat vetëm për fotografi. Nga BESA thonë se kujdesi për të vdekurit nuk i amniston nga mospërfillja e të gjallëve!

‘Sot kur bëhen 16 vjet nga masakra e Lubotenit, kur ne me dhimbje e kujtojmë humbjen e 10 të dashurve tanë, përsëri erdhën ata të pushtetit që të fotografohen mbi varret e tyre, të thonë dy-tri llafe të bukura dhe të ikin pa lënë asnjë gjurmë, pos turpit’, thuhet mes tjerash në reagimin e BESËS, ku gjithasthu theksohet se fshati Luboten bashkë me dhimbjen për të vdekurit, i ruan – pa asnjë kujdes shtetëror – edhe jetimët si dëshmi që mos të harrohet ajo që na ndodhi neve më 2001.

Postime të Ngjajshme