` . Lëvizja BESA: Do votojmë ndryshimet kushtetuese – TV-SHENJA

Lëvizja BESA: Do votojmë ndryshimet kushtetuese

Deputeti i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani në seancën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese tha se partia që përfaqëson ai do të mbështet ndryshimet kushtetuese. Ai tha se duhet të sillet vendim pozitiv për ndryshime kushtetuese, pasi një gjë e tillë do ta çojë vendin drejt Evropës dhe NATO-së, në të kundërtën shtoi ai, shteti do të shkojë në izolim.

Nexhbedin Kahremani, Lëvizja BESA: Në emrin tim personal dhe në emrin e grupit parlamentar të Besës dhe në emër të kryetarit Afrim Gashi, këto ndryshime do t’i përkrahim…. Unë si shqiptar, të ju them të drejtën se nëse këto ndryshime kushtetuese nuk kalojnë, dua të mendoj mirë unë dhe populli im se ku e kemi vendin. Por unë jam përfaqësues i një kombi të këtij shteti, një komb i cili gjithmonë i ka përkrahë eurointegrimet, NATO-n dhe ndryshimet parimore të këtij shteti. Por i përkas këtij kombi të këtij shtete, pasi edhe pse ky shtet në të shumtën e rasteve na ka diskriminuar, duke naquajtur si kombësi, pakicë aspo bashkësi etnike, por ne kemi qëndruar në rrugën e përparimit të këtij shteti për të mirën e këtyre qytetarëve.