` . Lëviz këmbët ose vdis! Tragjedia e mijëra refugjatëve që po lihen të vdesin në shkretëtirën e Saharasë – TV-SHENJA

Lëviz këmbët ose vdis! Tragjedia e mijëra refugjatëve që po lihen të vdesin në shkretëtirën e Saharasë

Më shumë se 13,000 persona janë lënë në harresë në shkretëtirën Sahara gjatë 14 muajve të fundit, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe fëmijët. Ata nuk kanë ushqim, ujë ndërsa detyrohen të ecin në rërën e nxehtë të shkretëtirës. Shumë prej tyre nuk arrijnë ta kalojnë këtë ferr në tokë.

Migrantët e dëbuar dhe refugjatët mund të shihen duke ardhur me qindra. Ata shfaqen fillimish si pika të zeza në shkretëtirë, pastaj bëhen turma që ecin pa shpresë në temperaturë deri në 48 gradë celsius, raporton Al Jazeera, transmeton SHENJA.

Tragjedia ndodhë në pjesën e shkretëtirës që ndodhen në kontrollin e Alegjerisë. Por, më e keqja ndodhë në “tokën e askujt” midis shteteve afrikane.

Emigrantët ecin me ditë të tëra, përpara si t’i gjejë ndonjë skuadër shpëtimi e Kombeve të Bashkuara.

Një numër i madh i tyre zhduken pa gjurmë. Të mbijetuarit e intervistuar nga agjencia e lajmeve Associated Press folën për persona nga grupet e tyre, të cilët thjesht u zhdukën në Sahara.

Këtu mbizotëron formula: Lëviz këmbët ose vdis! “Shumë prej tyre u zhdukën në shkretëtirë, sepse nuk e dinin rrugën”, rrëfeu Janet Kamara, e cila ishte shtatzënë në atë kohë.

“Kam humbur djalin tim “, tha Kamara, i cili është nga Liberia. Një grua tjetër në të njëzetat e humbi fëmijën e saj. Sahara është një vrasës i shpejtë që lë pak dëshmi prapa.

Masat shtrënguese dhe dëbimi masiv i refugjatëve nga  Algjeria është rritur që nga tetori i vitit 2017, pasi Bashkimi Evropian u bëri presion vendeve të Afrikës së Veriut për të ndaluar emigrantët dhe refugjatët që shkojnë në veri të Europës nëpërmjet Detit Mesdhe.

Një zëdhënës i BE-së tha se janë dijeni të asaj që bënte Algjeria, por se “vendet sovrane” mund të dëbojnë migrantë dhe refugjatë përderisa kjo është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Algjeria nuk jep shifra për dëbimet e saj të pavullnetshme. Por numri i njerëzve që kalojnë në këmbë në Niger është rritur, pasi që Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) filloi numërimin në maj të vitit 2017. deri në në prill 2018 u regjistruan 2,888 të dëbuar.

Autoritetet algjeriane kanë refuzuar të komentojnë sitatën. Algjeria në të kaluarën ka mohuar kritikat se po kryen abuzime të të drejtave duke braktisur migrantët dhe refugjatët në shkretëtirë, duke i quajtur akuzat një “fushatë të keqe” e nxitur nga vendet fqinje. /SHENJA/