` . Letonia përkrah integrimet euro-atlantike të Maqedonisë – TV SHENJA

Letonia përkrah integrimet euro-atlantike të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është takuar sot në Riga me homologen letoneze Inara Murniece, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen që Republika e Letonisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit evropian dhe euro-atlantike, njofton kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

Si impuls tejet pozitiv në këtë kontekst u përmend Deklarata e përbashkët për hapjen e negociatave paraaderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë, e miratuar nga ana e përfaqësuesve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në vitin 2012. Me këtë deklaratë u promovua koncepti i zgjidhjes paralele të kontestit rreth çështjes së emrit dhe fillimit të negociatave aderuese, koncept i cili më tutje ishte përkrahur nga shumë vende-anëtare të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër, Murniece uroi për zgjedhjen e Qeverisë së re, si hap i parë kah stabilizimi i gjendjes politike në shtet pas ngjarjeve të pakëndshme të 27 prillit, të cilat i dënoi si atak mbi demokracinë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme